SHËRBIMET TONA

Dasma, Bankete, Evente

Ne dëshirojmë tiu ofrojmë eksperiencën më të mire kur ju na zgjidhni ne për të festuar eventet më të rëndësishme të jetës suaj. Niveli i lartë i profesionalizmit dhe pajisjeve të shkëlqyera garantojnë organizim të mirë për të gjitha llojet e festimeve dhe ngjarjeve. Përveç shërbimeve të tjera, ne do të dekorojmë restorantin ose ambientet që ju zgjidhni me vëmendje të veçantë në detaje në përputhje me dëshirat tuaja.

Restorant & Bar

Restoranti ynë ekskluziv i hotelit i dedikohet të gjithë mysafirëve që preferojnë atmosferën elegante dhe shijen e mrekullueshem të ushqimeve . Këtu mund të provoni receta të famshme botërore dhe gjithashtu të shijoni guzhinën italiane e kuzhinën tonë tradicionale. Ekziston një veçori e veçantë që do ta kënaqë të ftuarin po aq sa ushqimi i paraqitur bukur, dhe që është një tarracë me pamje nga deti.

Palestër

Mbajtja në formë sigurisht ju ndihmon të jetoni një cilësi më të mirë të jetës. Palestra jonë është zgjidhja më e mirë për ata mysafirë që dëshirojnë të lehtësojnë streset e një dite të ngarkuar. Palestra e hotelit është parashikuar për përdorim ekskluziv të mysafirëve të Hotel Leonardo dhe është e hapur nga 6:00 e mëngjesit deri në ora 10:00.

Takime dhe Konferenca

Mos u shqetësoni për rezultatet e suksesshme, ne jemi në gjendje t’ju ndihmojmë lehtesisht- seminare, konferenca, takime, ligjërata, seminare. Salla takimesh dhe salla konferencash të mire pajisura ju presin ju dhe mysafirët tuaj!
Salla konferencash
4 Salla konferencash të mire pajisura sdhe salla konferencash për 200, 100 dhe 2 nga 50 persona janë duke pritur për ju dhe mysafirët tuaj!

Plazhi & Pishina private

Plazhi i gjerë me rërë është ideal për fëmijë dhe të rritur. Plazhi është vetëm 30 metra larg nga hoteli, i rregulluar bukur dhe i pajisur mirë në përputhje me standardet e plazheve më të famshme në botë.
Për ata që duan të pushojnë në karriget e plazhit të mbështjella me peshqirë të mëdhenj të butë, të qetësohen nën rrezet e diellit dhe të notojnë në detin e kristaltë, plazhi është thjesht zgjidhja më e mirë gjatë ditës.

This post is also available in: English